Dmitry Skurikhi, Burimi: Euronews

Pronari rus sfidon Kremlinin, në muret e biznesit shkruan slogane kundër luftës

Pronari i një qendre tregtare në qytetin e vogël, Russko-Vysotskoye të Rusisë ka pikturuar ndërtesën e tij me emrat e qyteteve të Ukrainës të sulmuara nga trupat e Kremlinit.

Qytetet e Ukrainës që Dmitry Skurikhin ka pikturuar janë Mariupol, Bucha, Kherson dhe Chernihiv.

Pronari është shprehur për BBC se kjo gjë që ai po bën është një “mënyrë për të nxjerrë informacione”, sepse publiku rus po mashtrohet mbi pushtimin.

“Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se ajo që po ndodh në të vërtetë është një fatkeqësi”, ka treguar ai./Euronews 

Dyqani i Dmitry Skurikhi, Foto: Euronews