Ilustrim

Pronari lajmëron veturën e vjedhur, policia arreston të dyshuarit

Dy  ditë më parë Policia e Rajonit të Pejës ishte informuar nga një person se i ishte vjedhur vetura.

Sipas njoftimit të policisë, pronari kishte parkuar veturën në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë e më pas kur ishte kthyer nuk e kishte gjetur aty.

Hetuesit e Stacionit Policor në Pejë menjëherë i janë përgjigjur rastit, ku pas një pune intensive operativo-hetimore me datën gjatë ditës së djeshme kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona, njëri nga ta i mitur.

Policia ka njoftuar se pas procedurave policore vetura do t’i kthehet pronarit.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit njërit prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit të mitur masa prej 24- orëve.