Pronari i shtëpisë raporton se i vodhën para dhe stoli ari

Një rast tjetër i vjedhjes ka ndodhur dje në Kosovë.

Një burrë ka raportuar se persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij në Malishevë.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se personat e dyshuar kanë hapur me forcë derën e hyrjes së shtëpisë dhe kanë hyr brenda ku kanë demoluar gjësendet në kuzhine dhe në 3 dhoma të gjumit.

Sipas viktimës të dyshuarit kanë vjedhur para dhe stoli ari.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.