Foto: Ilustrim

Pronari i shtëpisë e gjeti në shtëpi personin i cili kishte hyrë për të vjedhë

Një person në Ferizaj është arrestuar nga policia për një vjedhje të cilën ka tentuar ta kryej brenda një shtëpie.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:30, pasi ishte hasur në një nga dhomat e shtëpisë së viktimës.

Pronari i shtëpisë ka deklaruar se kur kishte hasur në të dyshuarin , i njëjti kishte nxjerrë një pistoletë dhe i’a kishte drejtuar e më pas kishte arritur të ikë, ku gjatë ikjes kishte shtënë dy herë me atë armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët janë duke e hetuar rastin.

I dyshuari për këtë rast pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.