Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pronari i një lokali në Gjakovë, dyshohet se sulmoi një inspektore të AUV-it

Një inspektore e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka raportuar në Polici se është sulmuar nga pronari i një lokali, tek i cili bashkë me kolegët e saj, kishin shkruar për ta kontrolluar atë, meqë ishte duke punuar jashtë orarit të përcaktuar sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

“I dyshuari – pronari i lokalit i kishte fyer inspektorët pastaj e kishte sulmuar viktimën e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por i dyshuari nuk është hasur pasi e kishte mbyllë lokalin dhe ishte larguar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në raportin policor thuhet se, viktima ka marr trajtim mjekësor si pasojë e sulmit ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:20.