FOTO ILUSTRIM

Pronari i 'Lc-Waikiki' në Gjakovë, dorëzoi në polici stoli të humbura

Pronari i  qendres tregtare “Lc- Waikiki”, në Gjakovë ka dorëzuar në polici një sasi të stolive, të cilat janë gjetur brenda dyqanit të tij.

Sipas njoftimit të bërë nga policia në Gjakovë, pronari ka raportuar se para një kohe, në dyqanin e tij, duke pastruar nga ana e punëtorëve të tij janë gjetur një sasi e stolive me ngjyrë ari, të cilat i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Gjakovë.

Pronari i lokalit ka bërë të ditur se këto stoli janë gjetur para disa ditëve por i ka mbajtur deri më tani duke menduar se do të paraqitet pronari i tyre, por nuk është paraqitur.

Policia ka bërë ape tek qytetarët që konsiderojnë se janë pronar të këtyre stolive, apo kanë njohuri mbi pronarin, të paraqiten në Stacionin policor  në Gjakovë, për veprime procedurale të mëtutjeshme.