Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Pronari i kompanisë e raporton në Polici punëtorin, pretendon se shiti veturën dhe mjetet e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, pronar i një firme private, ka raportuar punëtorin e tij për vjedhje.

Pronari i kompanisë ka pretenduar në polici se punëtori i tij i kishte marrë veturën e punës dhe mjete të punës në vlerë rreth 9 mijë e 500 euro dhe i kishte shitur ato.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosovë më 12.07.2024 rreth orës 19:30.

“Më datë 31.07.2024 është arrestuar i dyshuari, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh.