Salla e dasmave, ilustrim

Pronarët kërkojnë që sallat e dasmave të fillojnë punën nga prilli

Hysen Sogojeva, kryetar i Odës  Hotelerisë dhe turizmit ka kërkuar nga institucionet e vendit që nga java e parë e muajit prillt të lejojnë punën e sallave të dasmave.

“Kërkojmë që të gjitha sallat e dasmave veçanërisht të dasmave që prej marsit të vitit të kaluar nuk kanë punu, prej javës së parë të muajit prill të fillojnë punën, duke i respektuar rregullat sipas manualit që ne si odë ua kemi dërguar institucioneve. Mund të dalim ne vet që të mos ketë kurrfarë shërbimi, si kundërpërgjigje dhe të mos ofrojmë shërbime”, shtoi Sogojeva.

Sogojeva tutje ka paralajmëruar protesta dhe mos dëgjueshmëri ndaj institucioneve të Kosovës, në rast të ashpërsimit të masave ndaj bizneseve si shkak i COVID-19.

Sogojeva përmes një konfernce për media ka thënë se nuk do të respektojnë asnjë masë të re kundër  COVID-19.

“Sipas disa informatave kemi paralajmërime  të shtrëngimit të masave. Kemi marrë vendim që të ju kundërvihemi. Nën një nuk do t i respektojmë apo zbatojmë çfarë do mase që lidhet me shtrëngime që lidhen me COVID-19,  ne nuk do ta respektojmë. Ne kërkojmë që mos të ketë ndryshim apo kufizim të orarit. Reagimet që do t i kemi do të jenë shumë të ashpëra, duke filluar nga protestat dhe padëgjueshmëri totale. Nuk do të lëshojmë pe, është vërtetu se hoteleria nuk kane qenë vatër e infeksionit”, tha ai.