Promovimi i librit "Artizanatet Tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës". Foto: KALLXO.com
Promovohet libri për zejet tradicionale në Muzeun Etnologjik
Etnologut Bekim Xhemili ka promovuar të martën, më 10.12.204, librin “Artizanatet tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës”.
Libri prezanton pasurinë etnologjike që ruhet në Muzeun Etnologjik të Kosovës, aktivitete e mbajtura në këtë muze për vitet të tëra, veçmas në kuadër të aktiviteteve, “Java e artizanteve”, që u mbajtën mes viteve 2007-2017, nga autori i librit me kolegë dhe bashkëpunëtorë.
I ndarë në tri pjesë, libri “Artizanatet Tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës”, në mënyrë të veçantë shpalosë rëndësinë që kanë artizanatet tradicionale për shoqërinë kosovare.
Studiuesit dhe njohësit e fushës, thanë gjatë promovimit se me botimin e këtij libri është pasqyruar një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës, një dëshmi kjo, sipas studiuesve e historisë së pasur që ka Kosova dhe rajoni.
Etnologu Valonin Shkodra tha gjatë fjalës së tij se libri “Artizanatet tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës”, përmban materiale interesante për zeje të ndryshme tradicionale, si: krijimin e plisit, poçarinë, drugdhendjen, përpunimin e tekstilit, etj.
Libri, sipas tij, është i ilustruar edhe me 139 fotografi me rëndësi historike.
“Me anë të fotografive, autori (Bekim Xhemili) ka prezantuar produktet zejtare, ambientet muzeale dhe aktivitete e Muzeut Etnologjik, demonstrimin e zejeve. Falë këtyre fotografive në mënyrë vizuale shpaloset tradita jonë shekullore e artizanateve”- ka thënë Shkodra.
Ndërsa, studiuesi dhe shkrimtari Robert Wilton tha se libri “Artizanatet tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës”, ka një rëndësi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Pasi siç ka thënë ai, ka raste kur objektet e bukura të trashëgimisë kulturore rrënohet për t`i lëshuar vend pallateve të lata.
Ai ka thënë se libri i duhet të jetë në çdo librari si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, sipas tij sipas tij, ky libër duhet të jetë në çdo ambasadë të shtetit të Kosovës.
“Ky rajon ka qenë si vatër e kulturës europiane, ne tashmë jemi edhe pjesë e rrjetit kulturor ndërkombëtare dhe pjesë e e trashëgimisë kulturore evropiane, andaj me këtë libër pranojmë pjesën tonë të duhur të atë rrjet ndërkombëtare shkencor”- ka thënë Wilton, ndër të tjerash.
Në fund autori, Bekim Xhemili tha se në librin e tij i ka përfshirë aktivitete që janë organizuar në Muzeun e Etnologjik, por edhe rrëfimin e zejtarëve e artizanëve të ndryshëm. “Liri është një kontributi i vogël dedikuar muzeut, eksponateve, artit popullor dhe artizanëve të cilët përveç që po i promovojnë artizanatet, edhe po i ringjallin për brezat ardhshëm”- tha Xhemili.
Libri “Artizanatet Tradicionale në Muzeun Etnologjik të Kosovës” është rezultat i punës shumëvjeçare të autorit në Muzeun e Etnologjik të Kosovës.