Pamje nga promovimi i librit ‘Dritë shpirti’. Foto: KALLXO.com.

Promovohet libri ‘Dritë shpirti’ dedikuar personave me nevojave të veçanta

OJQ ‘You can do” ka promovuar sot përmbledhjen me ese, “Dritë shpirti”, grup autorësh, dedikuar personave me nevoja të veçanta.

Në këtë libër janë përfshirë esetë më të mira të dala nga konkursi i OJQ-së, “You can do”, për esenë më të mirë dedikuar këtyre personave. Me këtë rast janë ndarë edhe tri çmimet e para të këtij konkursi.

Gjatë këtij promovimi u tha se përmes eseve të librit, “Dritë shpirti” shpalos përpjekjet dhe vullneti e personave me nevoja të veçanta për jetën.

Radije Hoxha, redaktore e librit dhe kryetare e jurisë për konkursin për esetë, ka thënë gjatë fjalës së saj se në Kosovë ka shumë pak vepra të botuar për persona me nevoja të veçanta.

“Ne duhet të përkthejnë dhe të botojmë sa më shumë libra nga fusha të ndryshme për persona me nevoja të veçanta”, ka thënë Hoxha.

Jusuf Fazliu, anëtari i komisionit për përzgjedhjen e eseve më të mira, ka thënë se esetë e shkruara nga personat me nevoja të veçanta, mund të bëhen filma të suksesshëm.

Kurse, drejtori i OJQ-së “You can do”, Hashim Llumnica ka thënë se libri “Dritë shpirti” është botuar në formatin e zmadhuar, standard, audio dhe në alfabetin e Brailit.

Në fund u shpërndanë edhe çmimet për fituesin. Çmimin e fitoi Valdrina Prokshi, çmimi  e dytë e mori Shkurte Bregovina, të tretin Linda Syla. Ndërsa çmimi motivues iu nda Elida Bytyçit.