Promovohen 14 doktorantë të rinj të UP-së

Katërmbëdhjetë doktorë shkence të rinj sot i ka promovuar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave vijnë nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë, thuhet në një njoftim të Universiteti të Prishtinës.

Ngjarja e promovimit u mbajt në ambientet e Bibliotekës Universitare të UP-së. Siç thuhet në komunikatën për media, rektori i UP-së, Marjan Dema, me këtë rast ka uruar doktorantët e rinj.

Kandidatët e shpallur doktorantë janë: Dëfrim Gashi, Skënder Zhitia, Mustafë Haziri, Valbonë Mehmeti, Nesade Muja Bajraktari, Adil Olluri, Gëzim Qerimi, Rexhep Suma, Murtez Zekolli, Vjosa Fejza, Vlora Prenaj, Sinan Rusinovci, Zana Vela Gaxha dhe Valbon Ajazaj.