Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Promo: Dita e FSK-së

Sonte në orën 18:00 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini transmetohet emisioni #KallxoForca, dita D, dita e vizitorëve të shquar të “Defender Europe 2021”.

Ky është emisioni i pestë i serisë së emisioneve #KallxoForca i cili ka mbuluar “Europe Defender 21”, ushtrim fushor i ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive të tjera aleate.

“Europe Defender” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK, e që janë dëshmuar gatishmëritë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në në vazhdimësi ka përcjellë aktivitetet e pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes një serie të emisioneve do t’i sjellë ekskluzivisht pamjet dhe detajet nga terreni.

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përmbyllur me sukses misionin e saj në stërvitjen “Defender Europe 2021”, në të cilën ishin pjesëmarrës 27 shtete me 28 mijë ushtarë. Demonstrimi i aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lartë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i kanë paraprirë stërvitjes.

Objektivat kryesore të ushtrimit “Defender Europe 2021” për Kosovë kanë qenë: ngritja e ndërvepruueshmërisë, rritja dhe zhvillimi i ndërveprueshmërisë me aleatët, validimi i kapaciteteve të para të këmbësorisë duke e realizuar ushtrimin fushor ku janë ushtruar detyrat sulmuese, stabilitetit dhe mbrojtëse, rritja e ndërveprueshmërisë në aspektin e inteligjencës dhe marrëdhënieve civile ushtarake përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve.

“Ushtrimi Defender 21” ketë vit shtrihet në rajonin e Ballkanit perëndimor, regjionin e Detit të Zi dhe Baltikut. Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim mori pjesë me 330 pjesëtarë duke përfshirë: HICON (kontrolla e lartë), Audiencën primare dhe Audiencën sekondare. Audiencë primare nga FSK do të jetë Kompania A e Regjimentit të parë të Këmbësorisë.

Ndiqeni sonte nga ora 18:00 në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini emisionin #KallxoForca.