Prokurororia Speciale ka ngritur Aktakuzë ndaj dy personave për drogë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot, më 11.02.2025, ka bërë të ditur se ka ngritur Aktakuzë ndaj dy personave.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot Aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj dy të pandehurve.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri M. M. akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Ndërsa, i pandehuri S. N. akuzohet për veprën penale: “prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimin e plotë të Prokurorisë mund ta lexoni më poshtë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot Aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj dy të pandehurve.

I pandehuri M. M. akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, Neni 268, Paragrafi 1, lidhur me Nenin 31 dhe lidhur me Nenin 275, Paragrafi 1, Pika 1.9, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074.

Ndërkaq, i pandehuri S. N. akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, Neni 268, Paragrafi 1, lidhur me Nenin 31 dhe lidhur me Nenin 275, Paragrafi 1, Pika 1.9, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074: “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Neni 366 Paragrafi 1, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, Nr. 06/L-074.

Kjo çështje penale i ka kaluar tashmë në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme.