Prokurorja e rastit ‘Pronto” : Kam pritur nga të akuzuarit të sqarojnë se çka janë ato biseda

Drita Hajdari, prokurorja speciale qe ka ngritur aktakuzën në rastin “PRONTO”, në një intervistë për “Drejtësia në Kosovë” ju referua përgjimeve ku dëgjohet edhe Presidenti Hashim Thaçi.

Edhe pse barra e të provuarit bie mbi Prokurorinë si organi ndjekës, Hajdari tha se kishte pritur nga të akuzuarit që t’i sqarojnë bisedat ku flitet për “rahatimin e dajëve”.

“Vetë te akuzuarit refuzuan me dhanë ndonjë arsyetim të logjikshëm dhe t’i justifikojnë këto biseda.Unë i kom ftuar të akuzuarit disa herë,madje edhe në shqyrtim gjyqësor..tregomëni ne jemi duke pritë prej juve me na sqaru se çka jane këto biseda” tha Drita Hajdari.

Prokurorja në aktin akuzues, e as gjate shqyrtimit para Gjykatës, nuk kishte propozuar të dëgjohet asnjë dëshmitare, ndonese në përgjimet e publikuara ishin të  përfshirë edhe figura të larta politikë në vend si Presidenti aktual dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.

Gjykata e Prishtinës më 3 janar të këtij viti i kishte liruar nga akuza Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit e tjerë në rastin e shumëpërfolur “Pronto”: Ilhami Gashin, Xhavit Dakajn, Fatmir Shurdhajn, Sadat Gashin, Ismet Nezirajn, Rexhë Abazin, Nijazi Kryeziun dhe Arbenita Pajazitin.

Intervistën e plotë të prokurores mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’