Prokuroria: Zjarri në pronat e familjes së Gani Gecit i qëllimshëm

Prokuroria e Shtetit ka arritur në përfundimin se zjarri i cili dogji rreth 50 ari tokë të mbjella me grurë të familjes Geci është i qëllimshëm.
“Prokurori kujdestar ka urdhëruar policinë që të mbledhin sa më shumë prova deri në zbardhjen e rastit pasi që nga hetimet e para shihet se zjarrevënia ka qenë në 15 vende brenda arës”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë Valon Preteni.

Të dielën mbrëma familjes Geci nga Llausha e Skenderajt ju dogjën rreth 50 ari të mbjellë me grurë.

Prona e djegur e kësaj familje është në fshatin Kopiliq të Skenderajt.
Policia thotë se me të marr informacionin kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë njoftuar prokurorinë.

Komandanti i policisë në Stacionin e Skenderajt Basri Durmishi tha se policia që nga momenti i parë është duke u marr me rastin.
Nehat Geci, pronari i kësaj parcele në fshatin Kopiliq të Skenderajt theksoi se janë shokuar nga ky rast.
“Familja jonë është shokuar nga ky rast sepse nuk po mundemi me marr me mundet se kush është ai ‘shqipfolës” që i ven zjarrin bukë së gojës”, theksoi Geci.