Prokuroria: Vrasja në tentativë në Pejë dyshohet se u krye në mënyrë dinake

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë nga arma e zjarri nё fshatin Lutogllavё- Pejё.

Policia njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë në tentativë.  Sipas njoftimit policor, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim tё panjohur.

Njёsitet relevante kanё shkuar tek shtёpia e te dyshuarit, ku kanё kryer njё kontroll- bastisje, gjatё kontrollit nё shtёpinё e te dyshuarit ёshtё gjetur dhe sekuestruar njё armё Ak 47.

Më pas u tha se ështё arrestuar i dyshuari, dhe tek ai u gjet një pistoletë, njё fishek i gjallё dhe njё gёzhojё e sё njёjtёs armë, me tё cilёn dyshohet se ёshtё kryer vepra penale.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për KALLXO.com se dyshohet se akti u krye në mënyrë dinake.

Nikçi tha se prokurori i rastit, brenda afatit ligjor, do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit.

“I dyshuari për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dyshohet se është kryer në mënyrë dinake. I njëjti pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe pasi ka negociuar me prokurorin e çështjes, ka ardhur në polici është ndalur për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori do të bëjë kërkesën e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në Gjykatën kompetente – Departamenti i krimeve të rënda, Gjykata Themelore në Pejë. Gjithashtu do të ndërmerren veprime të cilat do të ndriçojnë të gjitha rrethanat e kësaj çështje” – u shpreh ai.

Vrasje e rëndë në tentativë në Pejë, arrestohet një person