Prokuroria vazhdon aksionin për ndërtimet në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore e Ferizajt përmes një komunikate ka bërë të ditur se edhe sot kanë realizuar inspektim në zonën e Brezovicës, si vazhdimësi e aksioneve të mëparshme.

Në komunikatë theksohet se ky aksion u bë në koordinim me drejtorinë  e Krimeve të rënda, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Inspektoratin e Komunës, Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe drejtorinë  parkut kombërar ‘Sharri’.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”, thuhet në komunikatë.

Tutje, theksohet se qëllimi i këtij aksioni është identifimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.

“Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhet më tej në komunikatë.

Në lidhje me rastin e njohur për publikun si “Brezovica” tashmë janë zhvilluar disa aksione nga ana e policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Aksion i ngjashëm u bë edhe gjatë ditës së djeshme dhe më 4 gusht.

Në rastin Brezovica janë arrestuar dhjetëra persona, kryetarë të komunave, drejtora të drejtorive, ish-sekretarë të ministrive, biznesmenë e qytetarë të ndryshëm.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për arrestimet që janë bërë në këtë rast dhe të gjitha artikujt mund t’i lexoni KËTU.
https://kallxo.com/lajm/aksioni-per-verifikim-te-ndertimeve-ne-brezovice-po-vazhdon-edhe-sot/