Prokuroria Themelore në Gjilan ngriti 16 aktakuza për dhunë në familje gjatë nëntorit
Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se gjatë muajit nëntor ka ngritur 16 aktakuza për dhunë në familje.
Sipas njoftimit, në nëntor, Prokuoria pranoi 12 kallëzime penale për dhunë në familje, derisa janë ngritur 16 aktakzua ndaj 16 personave për veprën ‘dhunë në familje’.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë muajit nëntor 2024, ka pranuar dymbëdhjetë (12) kallëzime penale, ndaj dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.
“Gjatë kësaj periudhe kohore, nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie janë ngritur gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’- thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Ndërsa, më tej theksohet se nga Departamenti për të Mitur është paraqitur një propozim për shqiptimin e masës edukative, ndaj një personi të mitur, për këtë vepër penale.