Prokuroria: Të ndaluarit për rastin e Gllogjanit dyshohen për vrasje të rëndë e armëmbajtje pa leje

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një konferencë për media ka njoftuar se ka përfunduar seanca ndaj tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur ditë më parë në Gllogjan.

Ai ka thënë se prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.

“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit”, tha Nikçi.

I njëjti shtoi se tre te arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë dhe – armëmbajtje pa leje.

“Shpresojmë që gjyqtari të marrë vendimin e duhur”, ka përfunduar Nikçi.