Prokuroria Speciale shenjëstron tre raste të reja

Në Prokurorinë Speciale (PSRK), është mbajtur takimi i radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, takim ky i kryesuar nga kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj. Me ç’rast janë shënjestruar 3 raste të koduara si “Eufond”, “Thesari” dhe “Adriatiku”.

Sipas PSRK-së, rasti i parë i shënjestruar si “Eufond”, është kundër një personi për keqpërdorim të pozitës zyrtare, rasti i dytë i shenjëstruar si “Thesari”, është kundër 2 personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpërlarje të parave, lidhur me veprën penale pastrimin e parave, e që të njëjtit gjenden në paraburgim.

Ndërsa, rasti i tretë i shenjëstruar si “Adriatiku”, është kundër 7 personave për veprat penale, pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar, lidhur me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprën penale armëmbajtje pa leje.