Prokuroria e Shtetit, Foto: KALLXO.com

Prokuroria Speciale nis hetimet për rastet e dyshuara për korrupsion të raportuara në media

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media ka njoftuar për nisjen e verifikimit dhe hetimit të shikimeve në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion.

Kjo prokurori nuk ka treguar nëse hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për ryshfet brenda Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara ditëve të fundit në media lidhur me rastet e dyshuara për korrupsion”, thuhet në njoftim.