Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për shmangie tatimi mbi 80 mijë euro

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet A.B., për shmangie nga tatimi.

Prokuroria Speciale përmes një komunikate, ka njoftuar se i pandehuri i lartcekur me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i përfshinë të ardhurat e tij duke iu shmangur Tatimit mbi Vlerën të Shtuar, në vlerë të përgjithshme prej 80,696.50 euro dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale ‘Shmangia nga tatimi’ nga neni 307 paragrafi 3 dhe paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.