
Prokuroria Speciale nge aktakuzë kundër një personi për "fshehje të terroristëve"
Prokuroria Speciale, më 23.10.2024, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës, kundër të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehje ose moslajmërim i terroristëve dhe grupeve terroriste’’, paraparë me Kodin Penal.
Komunikata citon aktakuzën sipas së cilës i pandehuri K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me tani të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P, për vepra penale të terrorizmit.
K.H., thuhet të kenë qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e grupit terrorist, por i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente.
“Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale gjithashtu ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në përfundim të këtij rasti penal”, thuhet në komunikatë.