Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për kontrabandim me imigrantë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tetë personave për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim me imigrantë dhe mbajtja në pronësi të armëve.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur akuzohen për veprat penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së lidhur me veprën penale të kryer në vazhdimësi ‘’Kontrabandimi me imigrantë’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2  lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë se ditur se i pandehuri me inicialet I. K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.