Prokuroria Speciale heton rastin e helmimit të verifikuesve të votave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke u marrë me rastin e helmimit të zyrtarëve të angazhuar nga KQZ në procesin e verifikimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Disa zyrtarë të Qendrës së verifikimit të votave janë helmuar pasi kanë filluar të hapin zarfet me vota të dërguara nga Serbia.

Zyrtarët kanë pësuar alergji pas kontaktit me këto zarfe.

E këtë rast e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Afrim Shefkiu, u.d. kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00.

Kjo pas kundërmimit të zarfeve.

KALLXO.com mëson se disa verifikues të Qendrës së verifikimit të votave kanë pësuar alergji pas kontaktit me zarfet me votat e ardhura nga Serbia.

Alergjia i ka prekur në duar dhe fytyrë.

Po ashtu, KALLXO.com mëson se kundërmimi vinte nga materiali i përdorur për mbylljen e zarfeve.

KQZ-ja diskuton për 4,500 zarfet me vota të diasporës