Prokuroria Speciale do të kërkojë paraburgim për Ikballe Huduti-Berishën

Prokuroria Speciale e Kosovës do të kërkojë masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Ikballe Huduti- Berishës gjatë ditës së sotme.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Po do të kërkohet masa e paraburgimit për 30 ditë. Gjatë ditës së sotme do të bëhet kërkesa”, tha Isufaj për KALLXO.com.

E dyshuar për shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste, Ikballe Huduti-Berisha është arrestuar gjatë ditë së djeshme nga Policia e Kosovës.

E njëjta ishte arrestuar pas disa deklaratave të publikuara në llogarinë e saj personale në Facebook, kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleiman.

Arrestimin e Hudutit e ka bërë Drejtoria Kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Kjo e fundit gjatë ditës së sotme do të kërkoj masën e paraburgimi

Madje policia në raportin ditor ka treguar edhe se çka u gjet gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës.

Policia ka përmendur se ka gjetur e konfiskuar pajisje elektronike duke shtuar se kanë gjetur edhe dëshmi të tjera relevante pa theksuar se çfarë dëshmish janë ato.

Huduti- Berisha pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Policia tregon se çka u gjet gjatë bastisjes së shtëpisë së Ikballe Huduti-Berisha

Bastisen edhe pronat e Ikballe Berisha- Huduti