Prokuroria Speciale aktakuzë kundër një personi për veprën penale vrasje e rëndë
02.9.2024 - 18:28
Prokuroria Speciale e Kosovës, më 01.09.2024 ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale vrasje e rëndë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit I.A.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Më tej thuhet se sipas aktakuzës, i pandehuri I.A. në bashkëkryerje me tani të dënuarit A.B. dhe F.A. si dhe me të pandehurit E.S. dhe RR.A. si grup i organizuar kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, nga neni 147 paragrafi 1 nën paragraf 3 e 9, lidhur me nenin 23 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.