Ilustrim

Prokuroria: Policët e dinin për prostitucionin në Ulpianë

8 zyrtarë policorë janë vënë në pranga në një aksion të Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë më 5 mars.

Bedri Januzi, Visar Shala, Vedat Fetahu, Valon Bajqinca, Rexhep Selimi, Millosh Kovaçeviq, Marigona Gashi dhe Donikë Mjaki po dyshohen për disa vepra që përfshijnë keqtrajtimit gjatë detyrës zyrtare, lëndim, falsifikim të dokumentit zyrtar, ushtrim ndikimi dhe vepra të tjera.

Sot Gjykata e Prishtinës ka vendosur që për 6 të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit ndërsa për të pandehurat Marigona Gashi dhe Donikë Mjaki u caktua arresti shtëpiak.

Të gjithë të pandehurit kanë mohuar pretendimet e Prokurorisë në këtë rast.

Sipas kërkesës për caktim të paraburgimit që e ka siguruar KALLXO.com, dy policë, përkatësisht të pandehurit, Bedri Januzi dhe Millosh Kovaçeviq dyshohet se edhe pse kishin marrë informacion se në një lokal po zhvillohej prostitucion ata nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre dhe madje ishin shoqëruar me një vajzë që punonte në atë lokal dhe kishin kërkuar shërbime prej saj.

Lokali për të cilën bëhet fjalë gjendet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë”.

Më poshtë mund të lexoni në detaje veprat për të cilat po dyshohen të gjithë policët e arrestuar:

Shpulla e sharje në stacion policor, provat e Prokurorisë për policët e arrestuar