Prokuroria po heton gjendjen psikike të polices para vrasjes

Pesë persona janë vrarë sot në një incident tragjik në Gjilan.

Autoritetet dyshojnë se vrasja është kryer nga zyrtarja policore Valdete Bllaca.

Viktima janë babai, nëna dhe dy vëllezërit e saj. Më pas dyshohet se policja ka vrarë edhe veten.

Burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë kanë thënë se zyrtarja policore, Valdete Bllaca, kohëve të fundit kishte pranuar tretman mjekësor psikik.

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka biseduar me drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu.

Drejtori ka thënë se nuk e di nëse policja tashmë e ndjerë ka pranuar tretman psikik në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por ka premtuar se do të shikojë në spitalet psikiatrike për këtë rast.

“Po tash, edhe Shërbimi Psikik ndahet në dy pjesë, është Qendra e Shëndetit Mental në Gjilan, që merret me kërkesat ambulantore. Por jam edhe jashtë orarit dhe nuk e di nëse e njëjta ka marrë tretman mjekësor”, tha Hajrullahu për KALLXO.com.

Një përmbledhje të gjithë asaj që ndodhi sot në Gjilan mund ta gjeni në këtë link.