Spitali i Pejës. Foto: kallxo.com

Prokuroria përshkruan se si u godit me thikë një Pejan

Gjykata e Pejës ka vendosur ti caktoj masën e paraburgimit prej 30 ditës Çlirim Gashit personi të dyshuar për therrjen e para disa ditësh në Buqan të Pejës.

Sipas aktvendimin për fillimin e hetimeve të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Çlirim Gashi ishte përfshirë në një përleshje me Afrim Gashin. Sipas prokurorisë në përleshje kishte ndërhyrë edhe Edison Gashi i cili e kishte goditur me grushta Çlrimi Gashin.

Ky i fundit sipas aktakuzës kishte ncjerrë thikën dhe e kishte goditur në shpinë Edison Gashin.

Përleshja sipas prokurorisë kishte vazhduar kur Edisioni kishte marrë një shufër druri dhe e kishte goditur Çlirimin në kokë.

Në incident ishin përfshirë edhe Afrim Gashi, Albesian Gashi, Dervish Gashi të cilët sipas prokurorisë janë të dyshuar për pjesmarrje në rrahje.