Prokuroria nis hetimet për rastin e kanosjes ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja””, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje.

Ndaj rastit, dje reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Kërcënohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi

www.kallxo.com