Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prokuroria nis hetimet për dyshimet që çuan në anulimin e zgjedhjeve në Han të Elezit

Prokuroria e Ferizajt ka filluar hetimet pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar zgjedhjet në Han të Elezit.

Kjo është bërë e ditur nga vet Prokuroria Themelore e Ferizajt.

“Pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve dhe dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Ferizajt.

Ndryshe, më 21 tetor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar të gjitha votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Këtë vendim PZAP e kam marrë pas ankesës së kryetarit aktual, kandidatit të pavarur Rufki Suma.

Në arsyetimin e PZAP-së thuhet se zgjedhjet janë anuluar “për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP.

 

Anulohen zgjedhjet për kryetar të Komunës në Han të Elezit (DOKUMENT)