Prokuroria nis hetime për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi

Prokuroria e Prishtinës, sot ka nisur hetime për rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Drenasi, për të cilën ka reaguar Qendra Klinika Universitare e Kosovës, duke treguar arsyet e vdekjes së të ndjeres.

Nisjen e hetimeve e kanë konfirmuar për KALLXO.com, Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, mund t’ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Krimeve të Rënda, është duke e trajtuar rastin në fjalë”, ka bërë të ditur Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë.

Më herët, Klinika Emergjente e QKUK-së ka dhënë sqarime se e dyshuara ka vdekur nga hemorragjia, derisa familjarët kanë refuzuar obduksionin.

Ndërsa, mediat kanë publikuar një reagim të familjes, duke pretenduar se ajo ka vdekur dy ditë pas vaksinimit.

QKUK: 23-vjeçarja nga Drenasi ka vdekur nga hemoragjia intraabdominale

.