QKUK Emergjenca

Prokuroria nis hetime për vdekjen e 15 vjeçares në QKUK

Kryeprokurori i Prishtinës, Kujtim Munishi e ka konfirmuar për KALLXO.com se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime për rastin e vdekjes së 15 vjeçares më 14 maj në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

“Për vdekjen e 15 vjeçares janë nisur hetime penale në Prokurori. Prokuroria është duke analizuar rastin ndërsa prokurori i çështjes do vendosë për hapa të tjera”, tha Munishi për KALLLXO.com.

Në anën tjetër edhe ShSKUK ka njoftuar se është duke e hetuar rastin e vdekjes së 15 vjeçares.

Vajza 15 vjeçare në rrethana misterioze vdes në QKUK