Prokuroria: Motivet e vrasjes nuk dihen, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Një krim i rënd ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Ferizaj. Një person rreth moshës 30 vjeçare ka mbet i vdekur nga arma e zjarrit.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detajet e fundit për rastin, motivet e të cilit ende nuk dihen.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 28 Maj 2022, rreth orës 00:53 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, tek marketi “Euro Market” kishte të shtëna me armë zjarri dhe sipas informacioneve të para dyshohet se personi me inicialet Q.J., ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G.H., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari për këtë vrasje është ndaluar nga organet e rendit për 48 orë ndërsa trupi i viktimës është dërguar në obduksion të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Motivet lidhur me këtë ngjarje ende nuk dihen, ndërsa, i dyshuari  “Q.J “ me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Detajet e fundit zbardhin momentet kur i dyshuari shtiu në drejtim të viktimës, i cili në ato momente ishte brenda një marketi në rrugën “Rexhep Bislimi”.

Të dhënat nga vendi i ngjarjes tregojnë se dorasi shtiu shtatë herë në drejtim të viktimës ndërsa, njëri nga plumbat godet viktimën në nofull.

Për vrasjen po dyshohet një person me inicialet Q.J.

E gjithë ngjarja është parë nga një njësi e policisë e cila në atë moment ishte duke bartur një të dyshuar për narkotikë. Zyrtarët policor intervenuan menjëherë dhe e kanë plagosë të dyshuarin duke gjuajtur vetëm një herë.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka treguar se i vrari ishte rreth moshës 30 vjeç sic ishte edhe i dyshuari.

“Nga hetimet e para,  dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar,  ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

“Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J  është  lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë”, vijon njoftimi.

Për rastin ka dhënë detaje edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Jashari duke u thirrur në raportet e para nga ngjarja ka treguar se dorasi ishte futur në marketin ku ishte viktima dhe kishte qëlluar në atë. Ngjarja është para nga një njësi e policisë e cila në atë kohë ishte duke bartur një të dyshuar për narkotikë, policët intervenuan dhe e kanë plagosë të dyshuarin.

“I dyshuari afrohet tek marketi dhe gjuan në drejtim të subjektit të tij, i cili ka qenë brenda marketit. Në atë moment zyrtarët policor fillojnë ndjekjen e të dyshuarit duke i thënë me fjalë “ndal policia”, rrugë e sipër pas shkëmbimit të zjarrit plagoset i dyshuari që ka qenë në ikje”, ka thënë Jashari.

Detaje të reja: I dyshuari shtiu 7 herë, një plumb kapë viktimën në nofull

www.kallxo.com