Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit të dyshuar për vrasjen në Gjilan - 30.12.2019

Prokuroria merr vendim për policin e dyshuar për vrasjen e qytetarit në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj V. H. zyrtar policor për shkak se i njëjti më 29 dhjetor të vitit të kaluar kishte qëlluar me armë qytetarin L. S.

Ky i fundit nuk kishte arritur që të i mbietonte plagëve të marra nga ana e rmës së zyrtarit policor.

Sipas prokurorisë, ngjarja kishte nisur rreth orës 5 të mëngjesit të 29 dhjetorit, në rrugën “NATO 99”, ku viktima derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, shkakton aksident trafiku me kamionin të cilin ishte duke e drejtuar.

Polici L.S. pas mosmarrëveshjeve rreth aksidentit me viktimën dhe djalin e viktimës, e nxjerrë armën e zjarrit, ndërsa, pasi viktima hyn në kamion dhe e mbyll derën, i njëjti afrohet tek dera dhe pasi dritarja ishte hapur, gjuan një herë në drejtim të viktimës, ku e godet nën vetullën e syrit të djathtë, i cili për shkak të plagëve të marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë polici ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë ndërsa i ngarkohet edhe një vepër tjetër, ajo e mbajtjes në pronësi të armëve pa leje.

KALLXO.com kishte raportuar vazhdimisht për rastin e rëndë që kishte ndodhur më 29 dhjetor.

Vrasja në Gjilan, babai i viktimës rrëfen si iu vra djali

Polici i dyshuar para së të ndodhte vrasja kishte gjuajt me armë në një lokal nate në Gjilan