Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prokuroria mbyll hetimet për rastet e vdekjes së pacientëve në Klinikën Infektive

Në korrik të vitit të kaluar u raportua për vdekjen e gjashtë pacientëve në Klinikën Infektive në QKUK, të cilët ishin duke u trajtuar nga infektimi me COVID-19.

Pas lajmit për vdekjen e pacientëve u ngjallën dyshime për mos funksionim të aparaturave për oksigjenoterapi.

E lidhur me këtë rast edhe Prokuroria e Prishtinës, filloi hetimin e shkaktarit të vdekjes së pacientëve.

Lidhur me rastin në fjalë për KALLXO.com, Laureta Ulaj zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës e ka konfirmuar se Prokuroria i ka mbyllur hetimet për rastin e vdekjes së pacientëve.

Sipas Ulaj nga raportet e autopsisë, gjashtë vdekjet e dyshimta kanë rezultuar se kanë qenë vdekje të natyrshme dhe të njëjtit kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Policia deklarohet për vdekjet e dyshimta brenda Klinikës Infektive