Prokuroria kërkon paraburgimin për të arrestuarin nën dyshimin për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit D. M.

Për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë – Fitore Mehmeti.

Në bazë të informacioneve nga Prokuroria thuhet se për të dyshuarin D. M. ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Seanca është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, dhe pritet që gjykata të vendos lidhur me kërkesën e prokurorisë.

KALLXO.com ka bërë kërkesë edhe Gjykatës Themelore në Prizren lidhur me caktimin e masës së sigurisë për të pandehurin në fjalë, por që deri në momentin e publikimit të këtij lajmi ende nuk ka pranuar një përgjigje.