
FOTO: KALLXO - Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës
Prokuroria kërkon paraburgimin e Lavdim Krasniqit dhe zyrtares tjetër të KPK-së
02.3.2021 - 13:28
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për Drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqit dhe zyrtares së lartë ekzekutive të KPK-së Marigona Berisha
Të njëjtit po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, dhënie e ndihmës kyesve pas kryerjes së veprës penale dhe moslajmërim të veprës penale.
KALLXO.com raportoi gjatë ditës së djeshme se Lavdim Krasniqi dhe Marigona Berisha nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.