Ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgimin e dy kosovarëve që tentuan të shkojnë në Siri

KALLXO.com gjatë ditës ë djeshme ka raportuar se autoritetet turke kanë arrestuar e më pas depërtuar në Kosovë dy shtetas që në dhjetor po tentonin të arrinin zonën e konfliktit në Siri.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria Speciale ka thënë për KALLXO.com se gjatë ditës së djeshme ka bërë kërkesën për paraburgim të dy të dyshuarve.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një  kërkesë për  caktimin e paraburgimit të dy personave, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” neni 136”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

KALLXO.com mëson se dy kosovarët ishin kapur në tentativë për t’u bërë pjesë e ISIS-it por përpjekja e tyre kishte dështuar pasi që të njëjtit ishin kapur nga ana e autoriteteve turke ku ishin arrestuar e më pas ishin dëbuar për në Kosovë.

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi që të njëjtit kishin tentuar të i bashkëngjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri.

Gjithashtu burime të KALLXO.com kanë thënë se dy personat janë nga Kosova dhe se të njëjtit më herët nuk kishin pasur raste të hapura dhe nuk ishin përballur me organet e drejtësisë për të njëjtën vepër.

Që nga prilli i këtij viti, kur ishin ri-atdhesuar 110 kosovarë nga ta 74 fëmijë, 32 gra dhe katër burra.

Burimet e KALLXO.com thonë se rasti i dy kosovarëve të tjerë është i ri dhe se të njëjtit janë kapur në tentativë.

Rreth 400 kosovarë i janë bashkangjitur luftërave të huaja në Siri e Irak.

Kosova konsiderohet si shteti që ka ri-atdhesuar më së shumti banorë të cilët kanë qenë në zonat e luftës dhe pjesë e organizatave terroriste të ISIS-it.

Gjithashtu, mijëra euro janë investuar në propagandën e ISIS-it për tu bashkangjitur në luftërat e huaja.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për rastet e shkuarjes së kosovarëve në luftrat e huaja në Siri e Irak.

Në më shumë se 5 emisione janë trajtuar çështjet e trajtimit të të rikthyerve edhe në aspektin qendror si dhe lokal.

Ngriten tri aktakuza për tri gra të rikthyera nga Siria

Aktakuzë ndaj të kthyerit nga Siria që pretendohet se luftoi përkrah ISIS-it

.