Prokuroria kërkon paraburgim për Xhabir Zharkun

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, Zharku është arrestuar në Aeroport të Prishtinës.

Dosja e Prokurorisë ka të bëjë me një pronë komunale të Kaçanikut.

Lidhur me këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari nuk pranoi që jap informacione shtesë se për çfarë rasti bëhet fjalë.

“Kërkesa është bërë për paraburgim, nesër mbahet seanca, ma shumë informacione s’mundemi me dhanë”, tha ai.

Për momentin Zharku është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Vendi ku u kap nga policia Xhabir Zharku