Prokuroria kërkon paraburgim për tre hakerët e dyshuar që u arrestuan sot

Tre persona janë arrestuar sot nën dyshimin se të njëjtit kanë keqpërdorur disa kartela bankare nëpër disa shtete të botës, kishin bërë shpërndarje të viruseve të ndryshme dhe kishin zhvilluar aplikacione për sulme kibernetike.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata në Prishtinë masën e paraburgimit E. J, Ç. B. Dhe V.S. për veprën penale të cilën u ngarkohet, “hyrje në sistemet kompjuterike”.

“Pas marrjes së një mori veprimesh hetimore, janë identifikuar tre (3) persona të dyshuar si pjesë e një grupi hakerësh, të cilët kanë poseduar të dhëna kompjuterike të ndjeshme, duke krijuar një platformë online përmes së cilës kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike në formë të jashtëligjshme. Më këto veprime konsiderohet të kenë shkaktuar dëme te mëdha materiale tek te dëmtuarit”, ka thënë prokuroria në njoftim.

Këta të fundit sipas prokurorisë momentalisht gjenden nën masën e ndalimit për 48 orë.

KALLXO.com gjatë ditës ka raportuar në lidhje me aksionin e policisë, ku me ndihmën e FBI-së është bërë e mundur edhe arrestimi i tre hakerëve.

Pas hetimit nga FBI, Policia e Kosovës kap grupin e dyshuar të hakerëve