Haxhi Hoti kandidat per deputet i Nismes per Kosove

Prokuroria kërkon paraburgim për kërcënuesin e Albin Kurtit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masë të paraburgimit për Haxhi Hotin, kandidat për deputet nga Partia Nisma Socialdemokrate.

Hoti përmes një postimi deklaroi se “Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.

Kjo ka mjaftuar që ai fillimisht të arrestohet nga Policia e Kosovës ndërkohë edhe të mbetet në mbajtje për dy ditë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënsja e këtij institucioni të drejtësisë, Laureta Ulaj.

“Ai ka qenë në mbajtje për 48 orë, ndërsa dje më datë 29 dhjetor, prokurori i rastit ka paraqite një kërkesë për masë të paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, ka thënë shkurt ajo.

Seanca ndaj Haxhi Hotit ka filluar në ora 13:30 dhe është duke vazhduar ende.

Hoti të shtunën përmes një postimi në Facebook foli për vrasjen e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Pasi mediat filluan të raportonin, Hoti e kishte fshirë postimin në profilin e tij në Facebook, madje edhe kishte kërkuar falje.

Ndërsa, vetë kryetari i LVV-së, Albin Kurti, përmes Facebook, kërkoi që ai të lirohet për të festuar festat e fundvitit në shtëpi.

Kandidati për deputet i Nismës thotë se Albin Kurti mund të vritet në Kosovë

www.kallxo.com