
Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për të dyshuarin që tentoi të dhunoi një grua
13.3.2023 - 09:55
Një rast i tentim dhunimit është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e 10 marsit në Prishtinë.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në ndalim, ndërsa prokuroria brenda afatit ligjor tashmë ka kërkuar edhe masën e sigurisë, më konkretisht atë për paraburgim të të njëjtit.
I arrestuari, sipas prokurorisë dyshohet për tentim dhunim.
Në raportin policor të ditës së djeshme thuhet se viktima kishte rezistuar dhe kishte arritur që t’i shmangej dhunimit nga i dyshuari.
Po ashtu viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor pas kësaj ngjarje.