Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin që theri me thikë një person dje në Gjakovë

Prokuroria e Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet E.Th., pasi që dyshohet se ka therur me thikë dje me 01.02.2025 në Gjakovë.

Sipas Prokurorisë, E.Th., në cilësinë e pronarit të një lokali në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, në fjalosje e sipër, me thikë ka sulmuar të dëmtuarin duke e goditur disa herë ne pjesën rreth stomakut.

Si pasojë e lëndimeve, i dëmtuari është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Gjakovës, e më pas, për shkak të gjendjes, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Prokuroria ka filluar procedurën hetimore dhe ka kërkuar nga Gjykata në Gjakovë caktimin e paraburgimit prej 30 ditëve për të dyshuarin E.Th.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë rreth orës 10:30.

Një person theret me thikë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari