Ilustrim

Prokuroria kërkoi paraburgim për dy të dyshuar për kontrabandim të duhanit

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim ndaj dy personave, nën dyshimin për shitje të pa autorizuar dhe falsifikim të markave të duhanit.

Sipas një komunikate për media, të dyshuarit me inicialet B.M, viti i lindjes 1975 dhe B.M., viti i lindjes 1971, dyshohen se pa autorizim kanë përpunuar duhan, të cilin pastaj e kanë plasuar në treg, duke vendosur lloje të firmave të ndryshme të duhanit.

Të dyshuarit gjenden në masën e ndalimit prej 48 orëve.

Në këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë dhe urdhëresë të Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës gjatë bastisjes ka sekuestruar 2,120 kilogram duhan të grirë të përpunuar; 440 kilogram duhan të grirë të përpunuar refuz; 2,600 kilogram duhan të papërpunuar refuz; 223.5 kilogram duhan të grirë të përpunuar në paketime 0.5 kg, me paketime të ndryshme; 1,978 kilogram ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga PVC; 1,162 kilogram ambalazh për paketim të duhanit me mbishkrim nga kartoni; 1 makinë për paketim të duhanit; 2 makina për grirje të duhanit; 2 peshore elektrike; 75 litra aditiv i lëngshëm, aromë për prodhim të duhanit; 71 pako filtera për cigare me mbishkrime të ndryshme; 5,500 pako cigare pa banderola Cosmopolitan; 2,430 pako cigare pa banderola CANGARO; 3,800 pako cigare pa banderola NORTH; 5,000 pako cigare pa banderola R&M; 540 pako cigare pa banderola A&B, Merhaba; 1,250 pako cigare pa banderola ËINSTON; 930 pako cigare pa banderola Marlboro; 60 pako cigare pa banderola Marlboro Touch; 166 pako cigare pa banderola Pall Mall dhe 170 pako cigare pa banderola Kuper.