Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 72-vjeçarit në motel në Gjilan

Gjatë ditës së sotme është raportuar se një 72-vjeçar nga Gjilani është gjetur pa shenja jete në një motel në këtë qytet.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Prokurorisë së Gjilanit, Liridona Xheladini, ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Për këtë rast prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pajetë i të ndjerit të dërgohet për obduksion, ne Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se personi që ka qenë me të është larguar nga vendi i ngjarjes.

“I ndjeri është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan dhe nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa personi që ka qenë me të është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Xheladini.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20.