Prokuroria jep detaje për plagosjen në Komoran, katër persona të ndaluar

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë rreth orës 23:00  për një plagosje me armë zjarri në fshatin Komoran të Drenasit.

KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila ka konfirmuar se një person është plagosur mbrëmë.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit. Një person i cili është plagosur ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ulaj.

Ajo tutje ka shtuar se në lidhje me këtë rast janë ndaluar edhe katër persona të tjerë.

“Me urdhër të Prokurorit kujdestar në Departamentin e Kirmeve të Rënda në lidhje me këtë rast janë ndaluar katër persona të cilët dyshohet për tri vepra penale, vrasje e rëndë në tetnativë, posedim të paautorizuar të armës, dhe pjesmarrje në rrahje”, ka thënë Ulaj.

Ajo tutje ka bërë të ditur se të dyshuarin janë ndaluar për 48 orë, ndërsa prokurori i rastit është duke pritur kallëzimin penal nga policia, si dhe ekzaminimin e kamerave të sigurisë për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për plagosjen në Drenas.

Të shtëna në Drenas: Plagoset një person