Prokuroria jep detaje për foshnjën që u gjet e vdekur në Podujevë

Një foshnje është gjetur pa shenja jete dje në Podujevë. Rasti ka ndodhur në fshatin Ballofc të kësaj komune, ndërsa foshnja është gjetur e vdekur në shtëpinë e familjes së saj.

Rasti është iniciuar si, ‘hetim mbi vdekjen’ nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Nga ky institucion kanë thënë për KALLXO.com se janë duke punuar dhe ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të vdekjes.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti për të Mitur, është njoftuar nga policia se në fshatin Ballofc të Podujevës, është gjetur një foshnje (femër) pa shenja jete, në shtëpinë e e familjes së saj. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurores trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion, po ashtu rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”, derisa në koordinim të plotë me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”, ka thënë Laureta Ukaj, zëdhënëse e Prokurorisë në Prishtinë për KALLXO.com

Gjendet një foshnje e vdekur në Podujevë