Ilustrim

Prokuroria jep detaje për drogën që kultivohej në Obiliq

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtët janë zënë në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë në oborrin e shtëpisë së dy të dyshuarve në Obiliq janë 12 bimë të kultivuara kanabis sativa.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi, një peshore digjitale dhe një fishekë.

Sipas autorizimit të prokurorit bimët e gjetura janë shkatërruar.

Dy të dyshuarit me inicialet G. B., dhe E. B., me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Të njëjtit po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, nga neni 268 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.